Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshime për vrasjet

Kronikë e zezë

Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshime për vrasjet

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 07:16
Foto nga vendi ngjarjes

Një makinë e djegur, tip “Jeep” fuoristradë, është gjetur pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Dyshohet se mjeti i djegur është ai që kanë përdorur autorët e krimit mbrëmjen e shkuar.

Nga policia dhe hetuesit dyshohet se objektiv i vrasjes ka qenë Ilir Deromema. Një nga pistat e hetimit është hasmëria, për një vrasje e ndodhur në 1998. Ilir Deromema dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së Lame Gockaj.

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Një vrasje e dyfishtë ndodhi në afërsi të një pike bastes mbrëmjen e shkuar. Sipas informacioneve, Ilir Deromema, 45 vjeç, banues në Vlorë, pronar i një pike bastesh dhe Dh.C., 60 vjeç, banues në Vlorë, mbetën të vrarë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë me inicialet R.K, 53 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat