Armë ilegale dhe para të dyshuara në Prizren Prizren

Kronikë e zezë

Armë ilegale dhe para të dyshuara në Prizren Prizren

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:49
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Prizren, ka ndaluar një veturëku është gjetur një pistoletë e llojit “Grizzly” me dy fishekë në karikator. Tre të dyshuar janë shoqëruar deri në stacion, ndërsa, i katërti ka ikur në drejtimtë panjohur por i njohur për policinë.

Sipas Policisë, rreth orës 01:00 të mesnatës, në një pikë kontrolli në rrugën “Adem Jashari”, policia e ka ndaluar një automjet të llojit BMË me targa të huaja në të cilin ndodheshin katër persona ku gjatë kontrollit, në një çantë të vogël është gjetur një pistoletë e llojit “Grizzly” me dy fishekë në karikator.

“Tre të dyshuar janë shoqëruar deri në stacion, ndërsa, i katërti ka ikur në drejtimtë panjohur por i njohur për policinë. Gjatë kontrollit të detajuar në portofolin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy bankënota në vlerë secila prej 200 eurove pa numër serik që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit. Ndërsa hetuesit po punojnë për arrestimin e të dyshuarit të katërt”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat