Ndërron jetë pacienti që i vuri flakën vetes në spital

Kronikë e zezë

Ndërron jetë pacienti që i vuri flakën vetes në spital

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:36
Ilustrim

Pak minuta më parë u raportua për një zjarrvënie të qëllimshme në një spital privat në Tiranë.

Mësohet se pacienti i moshës rreth 40 vjecc që kreu aktin e tmerrshëm ka ndërruar jetë. Zjarri ka rënë në repartin e hemodializës, ku një pacient mori plagë të shumta në trup prej zjarrit dhe për këtë shkak u dërgua në QSUT, te pavioni i Plastikës. Ai nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes. 

Shkak i zjarrit dyshohet një sherr mes dy pacientëve brenda repartit të hemodializës.  Zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje ku dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat