Tentim vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Gjakovë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:43
Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar i komunitetit egjiptian mbrëmjen e së dielës në Gjakovë,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër poashtu egjiptian.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.65mm.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 38.1 gramë, një kuti me mbetje të substancës dhe një foli alumini e paketuar për shitje.

Nuk raportohet për lëndime.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat