Kishte futur 9 sirianë në “BMW X5”, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Kishte futur 9 sirianë në “BMW X5”, arrestohet i riu

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:09
Ilustrim

Policia ka arrestuar në flagrancë Almir Cahani, 23 vjeç,banues në Paskuqan, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMË X5”, me targë AA 665 KA, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.

Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të policisë së Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat