Futet për t’i ndarë, shqiptari rreh për vdekje grekun

Kronikë e zezë

Futet për t’i ndarë, shqiptari rreh për vdekje grekun

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 13:54
ilustrim

Një grek 55-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është rrahur nga një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Kleitoria, gjatë natës. Sipas gazetës greke “Protothema”, 55-vjeçari ishte pronar i lokalit ku ndodhi një përplasje mes dy shqiptarëve.

Ai ishte futur për të qetësuar gjakrat, por shqiptarët kanë ndërprerë sherrin mes tyre dhe kanë nisur të gjuajnë grekun.

Sipas dëshmitarëve ka qenë një shqiptar, 39-vjeçar, ai që ka goditur barbarisht grekun.

“Protothema” shkruan se shqiptari e ka goditur 55-vjeçarin grek në zonën e gjoksit dhe i ka shkaktuar hemorragji të brendshme.

Ai është dërguar rreth orës 3:20 në spitalin e zonës, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin shqiptar./tvklan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat