Anjeza Shabani kërkon lirimin nga burgu

Kronikë e zezë

Anjeza Shabani kërkon lirimin nga burgu

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:03
Anjeza Shabani

Pronarja e kopshtit ”Diren” në Sauk, Anjeza Shabani, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë të mitur në kopshtin e saj privat, dhe e dënuar aktualisht me masën arrest me burg, kërkon lirimin nga qelia.

Në gjykatën e Apelit, Anjeza Shabani nuk përfitoi zbutjen e dënimit dhe tashmë ajo ka hedhur sytë në Gjykatën e Lartë, ku avokati saj ka dorëzuar rekursin.

Në Apel, gjatë seancës, Anjeza Shabani, Administratore e Kopshtit Privat “Diren”, e akuzuar për dhunimin e një 3-vjeçari, kërkoi masë më të lehtë të sigurisë do ta lejonte atë të kujdesej për të bijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat