Aksidenti tragjik me tre të vdekur: Shqiptaro-zvicerani voziti me shpejtësi deri në 160km/h në magjistralen ku lejohej 30km/h

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik me tre të vdekur: Shqiptaro-zvicerani voziti me shpejtësi deri në 160km/h në magjistralen ku lejohej 30km/h

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2016 Në ora: 15:07
ilustrim

Të dielën ndodhi një aksident i rëndë frontal në magjistralen Gjirokastër-Tepelenë, që pas analizës gjashtë orëshe të grupit hetimor fajin duhet ta ketë pasur shqiptaro-zvicerani Irfan Hasanaj (31) që me veturën e tij Nissan kishte vozitur 145-160 km/h në aksin ku lejohej 30 km/h, thanë nga policia e Shqipërisë, përcjell botasot.info. Nga aksidenti mbetën të vrarë tre persona: punonjësa e policisë Albana Hasani (38), foshnja e saj nëntë muajshe Dorjana Dedja si dhe foshnja 15 muajshe, Luan Hasanaj.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar edhe drejtuesin e furgonit tjetër në aksident, Hasan Dedja, për arsye akoma të paqarta, por nuk mohohet mundësia që ai ta ketë pasur të tejmbushur me pasagjerë, si dhe shpejtësia.

Sipas grupit hetimor automjeti tip Nissan me targa ZH 750960 ka humbur krejtësisht kontrollin në momentin kur ka qenë 20 metra larg nga furgoni me targat shqiptare AA 760 LL që kishte nëntë pasagjerë. Nga ekspertimi që i është bërë mjetit me targa zvicerane drejtuar nga Hasanaj me origjinë nga Gjilani, ka rezultuar se timoni ka humbur drejtimin mekanik të kontrollit të boshtit fundor. Kjo ka ndodhur pak përpara se mjeti të përplasej me furgonin me nëntë pasagjerë. Sipas ekspertizës kjo ndodh vetëm në rastet kur vozitet në limitet e shpejtësisë. Në rastin konkret ai ka vozitur 145-160 km/h, përcjell botasot.info lajmin e policisë shqiptare të qarkut të Gjirokastrës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat