2-vjeçarja dhunohet në çerdhe

Kronikë e zezë

2-vjeçarja dhunohet në çerdhe

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:54
Jade Swann

Fenomeni i dhunës ndaj të miturve në kopsht mesa duket nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Një 2-vjeçare nga Middleton, me emrin Sophia, ka rënë pre e dhunës në çerdhe.

Nëna e vogëlushes Jade Swann, tha se nuk i kishte parë shenjat e dhunës në momentin që e kishte marrë vajzën nga çerdhja, por i kishte vënë re vetëm pasi ishte kthyer në shtëpi.

“Isha duke hequr këpucët e saj, kur vura re shenja të kuqe rreth qafës së saj, ishin shenja gishtatsh”,– thotë ajo.

Image

Më pas tregon se pasi ka pyetur vogëlushen Sophia, kjo e fundit kishte pohuar se dikush e kishte lënduar në tualet .

Pas kësaj e ëma rrëfen se vajza rrinte gjithë kohës e frikësuar dhe madje teksa kishte folur me motrën e saj i kishte thënë se ajo ishte e frikësuar nga mësueset.

Image

Menjëherë pas kallëzimit të këtij rasti, policia ka filluar një hetim të plotë ndërsa pronari i “Rainbows End Nursery” ka njoftuar prindërit se çerdhja do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat