Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 19:46
Aksident

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vëndin e quajtur Kthesa e fshatit Bodrishtë, Bashkia Dropull.

Një mjet tip “Ford”,me targa AA 805DF me drejtues shtetasin Dh.B është përplasur me mjetin tip “Audi”, me targa AA 774 NC me drejtues shtetasin E.L .

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, Dh.B , i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet në reanimacion .

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat