Adoleshentja vdes pasi u përdhunua për herë të dytë nga i njejti njeri

Kronikë e zezë

Adoleshentja vdes pasi u përdhunua për herë të dytë nga i njejti njeri

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 21:23
Dhunë familjare

Një 14-vjeçare ka ndërruar jetë në Indi, pasi për dy muaj me rradhë është mbajtur peng nga një grup abuzuesish, duke përfshirë edhe një grua.

Ajo është sulmuar për herë të parë në dhjetor dhe përdhunuesi i saj ishte dënuar, por sapo u lirua me kusht ai e sulmoi vajzën përsëri.

Familja e saj kanë zbuluar se ai ishte lidhur me litar dhe ishte përdhunuar në mënyrë sistematike.

“Ajo ishte detyruar të pijë një subtsancë acidi dhe nuk ishte ushqyer me asgjë. Edhe pirja e ujit ishte e dhimshme për të. Ajo ka vjellur gjak,” tha xhaxhai i saj.

Vetëm një nga të akuzuarit është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë ende arrati. Familja pohon se në mesin e kidnapuesve ka qenë edhe një grua.

Vdekja e saj u bën e ditur pasi dyshohej se një ajo ishte përdhunuar nga një turist izraelit, i cili po udhëtonte në Indinë veriore, por familja ka arritur të zbulojë të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat