I arratisur prej 2 vitesh, policia italiane arreston shqiptarin

Kronikë e zezë

I arratisur prej 2 vitesh, policia italiane arreston shqiptarin

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:36
Shqiptarit me iniciale S.A

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Piza, pasi ishte arratisur që prej vitit 2014. Ai akuzohet për vjedhje, posedim dhe trafik të lëndëve narkotike, shkelje të ligjit për posedim të armëve dhe rezistencë ndaj një oficeri policie.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit me iniciale S.A ishte lëshuar një urdhër për burgim nga një gjykatë italiane. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua pranë një burgu në rrugën “Don Bosko”, ku do të shlyejë dënimin prej 4 vite dhe 2 muaj burgim. Oficerët italianë e arrestuan shqiptarin sot në mëngjes, ndërsa ai akoma po flinte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat