Arrestohet në Serbi shqiptari me armë, drogë dhe sasi të madhe eurosh

Kronikë e zezë

Arrestohet në Serbi shqiptari me armë, drogë dhe sasi të madhe eurosh

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një shtetas shqiptar me iniciale S.M, 47 vjeç, është arrestuar nga policia serbe pas një kontrolli rutinë në një automjet tip “Micra Nisan”.

Në makinën e shqiptarit janë gjetur, armë drogë dhe para. Ministria e Brendshme në Serbia ka bërë me dije se arrestimi është kryer në pikën e kalimit kufitar të Horgoshit midis Serbisë dhe Kroacisë.

Në automjetin e shqiptarit u gjetën pesë armë pistoleta, 23 fishekë, si dhe dy pistoleta silensiatorë.

Gjithashtu, janë gjetur edhe disa paketa me pluhur lëndësh narkotike si kokainë dhe amfetaminë me peshë totale 5. 868 gram, paketa dhe pilula ekstazi me peshë 536 gram, si dhe 31,000 euro.

Armët, droga dhe paratë janë gjetur në një hapësirë të projektuar posaçërisht në zgavrat konstruktive të  automjetit. Shqiptari i arrestuar është dërguar në qelitë e paraburgimit për 48 orë dhe më pas do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij nga prokurori i lartë publikë në Suboticë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat