Arrestohet ‘bosi’ i heroinës

Kronikë e zezë

Arrestohet ‘bosi’ i heroinës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:28
Ilustrim

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në pranga është vënë, Petrit Feimi, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë për veprën penale Trafikim narkotikësh pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për trafikimin e lëndës narkotike të llojit Heroinë në vitet 2004- 2007, në shtetin Italian.

Vepër penale për të cilën Gjykata Brescia Itali e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat