(E plotësuar) - Një i ri rreth 27 vjeç ka gjetur vdekjen për shkak të një ataku kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në plazhin e Semanit pasditen e sotme.
Ngjarja raportohen nga pushuesit, të cilët pohojnë se kanë njoftuar ambulancën . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fillim të plazhit Seman.
Pushuesit pohojnë se nuk ka pasur patrullë policore. Për viktimën burimet e informacionit pohojnë se është rreth 27 vjeç dhe quhet Artur Beqiraj nga Qënasi, ai ishte i martuar me fëmijë.
Mbytet duke u larë në det i riu
Një i ri ka gjetur vdekjen teksa lahej në det.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është 27-vjeçari me iniciale A.B, banues në lagjen “Qënas”, Fier.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës orës 17:50 të ditës së sotme, në plazhin e Semanit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të mbytjes.