Abuzoi me të bijën e mitur për disa vite, dënohet me 8 vite burg shqiptari

Kronikë e zezë

Abuzoi me të bijën e mitur për disa vite, dënohet me 8 vite burg shqiptari

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një shqiptar është shpallur fajtor për abuzimin disavjeçar me të bijën, duke u dënuar me 8 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në Valessina të Italisë dhe abuzimi sipas të bijës, ka nisur në vitin 2001 kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

 Dënimi i shqiptarit është dhënë nga një gjykatë në Ankona, ndërkohë që ai duhet t’i paguaj vajzën edhe 20 000 euro, ndërsa pjesa tjetër e kompensimit do të caktohet nga një gjykatë civile.

 Vajza denoncoi babain pasi kishte nisur studimet e larta, duke deklaruar se abuzohej thuajse çdo ditë në mëngjes teksa ajo bëhej gati për shkollë.

 Abuzimi niste kur nëna e vajzës kishte shkuar në punë. Burri u arrestua në janar të këtij viti dhe ndodhet ende në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat