Shkon në 3 numri i viktimave nga atentati në Vlorë

Kronikë e zezë

Shkon në 3 numri i viktimave nga atentati në Vlorë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:25
Ilustrim

Krenar Runaj, i cili mbeti i plagosur nga vrasja e dyfishtë ne Vlorë, tre ditë më parë ka ndërruar jetë.

53 vjeçari Runaj ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ngjarje e ndodhur në Vlorë në lagjen “Partizani”, ku mbetën të vrarë Ilir Deromema, rreth 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i eurollotos ku ndodhi vrasja  dhe  Dhimitër Çani 60 vjeç.

Ditën e sotme (27 korrik), policia njoftoi edhe arrestimin një të dyshuari, që mendohet se ka lidhje me vrasjen.  I arrestuari është shtetasi Partizan Duraj, 42 vjeç banues në Frakull të Fierit. Sipas policisë Duraj akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat