Konflikti, gruaja godet në gjumë burrin 6 herë me thikë

Kronikë e zezë

Konflikti, gruaja godet në gjumë burrin 6 herë me thikë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:29
Ilustrim

Konfliktet, prej kohësh, mes saj dhe bashkëshortit kanë përfunduar me 6 goditje me thikë. Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me thikë nga bashkëshortja, ndërsa ai ishte duke fjetur. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë.

Sipas policisë rreth orës 03:00 të mëngjesit, Rudina Basha ka goditur 6 herë me thikë, në banesën e marrë me qira nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin Besnik Basha.

Pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e Policisë të 36-vjeçares.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur Besnik Basha, për armëmbajtje pa leje. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë, ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, model 63, së bashku me një kerhër me 10 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat