Asgjësohen 10.120 bimë narkotike, në kërkim autorët

Kronikë e zezë

Asgjësohen 10.120 bimë narkotike, në kërkim autorët

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:48
Kanabis

Policia ka asgjësuar 10. 120 bimë kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim kultivuesit e saj.

Bima narkotike e llojit kanabis sativa u evidentua në një parcelë në fshatin Kalivaç të Tepelenës.
Policia bëri të mundur asgjësimin e saj me anë të djegies dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat