Shkodër, grabitet një shtetase spanjolle

Kronikë e zezë

Shkodër, grabitet një shtetase spanjolle

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:38
Policia e Shkodrës

Një shtetase me banim në Madrid është grabitur në Shkodër. Ajo ka bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Policia njofton se, 27-vjeçarja E.M., banuese në kryeqytetin spanjoll Madrid, është paraqitur në komisariatin e Shkodrës një ditë më parë. Ajo ka thënë se rreth orës 09:00 të po asaj dite i kanë vjedhur një portofol me 50.000 lekë, dy karta identiteti, dy karta bankash, një kartë mjekësore e një kartë studenti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koman te vendi i quajtur “Qafa Laç”, bën me dije policia derisa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat