Udhëtonte drejt Greqisë me 12 pako drogë, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Udhëtonte drejt Greqisë me 12 pako drogë, arrestohet shqiptari

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:44
Droga

Një 24-vjeçar shqiptar u prangos nga policia greke në afërsi të Janinës, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit me qenë antidrogë, shqiptarit iu zbulua një çantë ku ai mbante 12 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale 12 kg e 550 gram.

Mësohet se i riu po udhëtonte me autobus në drejtim të Greqisë. Uniformat blu sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë të cilët ai i përdorte për shpërndarjen e kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat