Bosi i drogës sulmohet me thikë nga vrasës me pagesë (+16)

Kronikë e zezë

Bosi i drogës sulmohet me thikë nga vrasës me pagesë (+16)

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 19:46
Sean Lugs McGovern

Një bos droge në Skoci, sapo ka zbritur nga makina e tij tip “Mercedez Benz”, është sulmuar me thikë nga dy agresorë në Edinburg. Sean Lugs McGovern, që njihet si bosi i heroinës në Skoci, u qëllua me thikë në qafë nga dy persona që po e prisnin sapo të zbriste nga makina.

Gazeta britanike “The Mirror” shkruan se McGovern u vu pas agresorëve pas sulmit, por se u rrëzua në tokë pas disa metrash vrapim. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në vend thonë se bota e krimit është tronditur dhe se “kjo histori me siguri nuk lihet me kaq”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat