Durrës, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Kronikë e zezë

Durrës, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 21:34
Biçikletë-ilustrim

Një shofer makine ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete në Durrës. Në qendër të Sektorit Hamallaj, shtetasi Ledion Paçuku, 26 vjeç, banues në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin L.K. rreth 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat