Asgjësohen 6560 bimë kanabis, 3 të arrestuar

Kronikë e zezë

Asgjësohen 6560 bimë kanabis, 3 të arrestuar

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:14
Ilustrim

Policia e Maliqit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve, kultivues të bimëve narkotike në Maliq.

Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban (Devoll); Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë (Devoll) dhe Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës, në fshatin Osojë të Maliqit, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe”, u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me 6560 bimë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. 

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e policisë, në afërsi të këtyre parcelave, u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan dy pistoleta dhe pesë fishekë pa lejen e organeve kompetente, si edhe 1000 fara kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat