Vlorë, arrestohet shkaktari i aksidentit të Mifolit

Kronikë e zezë

Vlorë, arrestohet shkaktari i aksidentit të Mifolit

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 12:53
Aksident

Policia e Vlorës ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor shtetasin 31-vjeçar Ervin Çili, banues në Berat, i cili është shkaktar i aksidentit të djeshëm në Mifol të Vlorës, aksident në të cilin humbi jetën oficerja e policisë Refije Shtrumi.

33-vjeçarja ishte duke udhëtuar së bashku me Ervin Çilin me një mjet me targa AA601FC, që është përplasur me një pemë në qendër të fshatit.

E ndjera humbi jetën sapo mbërriti në spital, ndërsa 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat