Lipjan: Shpërthen bombola e gazit, një 6 vjeçar lëndohet rëndë, familja kërkon ndihmë

Kronikë e zezë

Lipjan: Shpërthen bombola e gazit, një 6 vjeçar lëndohet rëndë, familja kërkon ndihmë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:14
Driton Gërbeshi

Dje rreth orës 22:00 në Lipjan ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi ku si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona, Skender Gërbeshi dhe Driton Gërbeshi, 6 vjeçar. Gjendja e këtij të fundit thuhet të jetë e rëndë dhe kërkohet shërim jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, pasi që familja Gërbeshi janë kthyer në shtëpinë e tyre, ku kanë vërejtur se e gjithë shtëpia ishte mbushur me gaz dhe ka ardhur deri te shpërthimi.

Kjo familje ka apeluar te të gjithë qytetarët që t'ju dalin në ndihmë për t'ia mundësuar shërimin jashtë vendit 6 vjeçarit Driton Gërbeshit

LEXO EDHEPërgjigjet KEDS, jep sqarimin për rastin e familjes që janë tash e 9 muaj pa rrymë

Numrat kontaktues: 045-615-785     /      049-405-117

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat