Makina përplas drejtuesin e biçikletës

Kronikë e zezë

Makina përplas drejtuesin e biçikletës

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik u regjistrua sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të Urës së Lizës. Një automjet tip “Ford” me targë AA 024 CX ka përplasur një shtetas i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasi ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar për në spital. Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet identiteti i të lënduarit ndërsa policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat