2 të arrestuar për armëmbajtje dhe kultivim kanabisi

Kronikë e zezë

2 të arrestuar për armëmbajtje dhe kultivim kanabisi

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Weiting”, duke arrestuar dy persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, kultivim droge dhe shitje droge.

Pas një hetimi dy mujor, në pranga të bluve të Shkodrës kanë rënë Sadik Curraj 48 vjeç, banues në Grumire Malësi e Madhe si dhe Nikoll Botinaj 48 vjeç, banues në Xhan malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Sadik Currajt, janë gjetur dhe sekuestruar një automatik model-56, dy karikatore me fishekë dhe 900 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit pranë banesave të dy të arrestuarve, në vendin e quajtur Përroi i thatë në fshatin Zagore u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 5 parcela me 866 bimë narkotike kanabis sattiva.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat