Skandali/ Parukiere Merita parakalon Anjeza Shabanin, kthehet në njeriun më të urryer të momentit

Kronikë e zezë

Skandali/ Parukiere Merita parakalon Anjeza Shabanin, kthehet në njeriun më të urryer të momentit

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:43
Parukiere Merita

Mjaftoi një sherr në rrugën e Durrësit që për parukieren e "Vipave", Merita Merja të dalin të vërteta të hidhura për jetën e shumë vajzave të vogla. Dy ditë më parë Jetaoshqef publikoi denoncimin e një vajze, e cila dërgoi foto dhe fakte që vërtetonin se si ishte përdorur nga Merita për prostitucion.

Me publikimin e këtij rasti, pranë nesh erdhën edhe shumë raste të tjera që vërtetonin të njëjtën gjë. Merita Merja akuzohet hapur si tutore e vajzave të vogla. Mirëpo Merita mesa duket me një ndikim shumë të madh në vend vazhdon e qetë pa u shqetësuar aspak, madje përdor edhe media të ndryshme që të përçojë mesazhet e saj.

Por, njerëzit në të vërtetë ç'mendojnë për këtë rast? Në një hulumtim të thjeshtë, të komenteve të njerëzve në Facebook, ndjehet një urrejtje shumë e madhe ndaj Meritës. Madje shumë prej tyre e miratojnë "biznesin" e fëlliqur brenda kësaj parukerie, madje tregojnë edhe raste të tjera. Ndërkohë deri tani as policia, as prokuroria nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Në këtë rast të vjen në mendje një pyetje e thjeshtë: Kur një person, dy ose tre denoncojnë një fenomen mund të lërë vend edhe për dyshime, po kur këtë fenomen e denoncojnë me mijëra njerëz, a nuk është kjo një arsye për të hapur hetimet rreth kësaj çështje?

Gjithsesi duke e rithënë se nuk kemi asgjë personale, jemi këtu për tu ardhur në ndihmë autoriteteve dhe instucioneve përkatëse që do të merren me të vërtetën e këtij rasti. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën nisur vetëm nga një qëllim, interesi publik.

Më poshtë kemi shkëputur disa nga mijëra komentet e bëra nga njerëzit për rastin në fjalë./jetaoshqef

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat