Rrahje në Dragash, të dyshuarit sulmojnë edhe me thikë

Kronikë e zezë

Rrahje në Dragash, të dyshuarit sulmojnë edhe me thikë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Dragash janë arrestuar katër të dyshuar dy meshkuj shqiptar dhe dy meshkuj goran pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ne mes veti fizikisht, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar edhe lëndime trupore, pasi që në rast dyshohet të jetë përdorë edhe thikë.

Në njoftim të Policisë thuhet se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në QMF Dragash, ndërsa njëri nga ta dërgohet për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Prizrenit.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit  lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat