Rrahje në Lipjan, ia sulmojnë gruan

Kronikë e zezë

Rrahje në Lipjan, ia sulmojnë gruan

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:25
ilustrim

Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur në Lipjan, pasi dy nga ta kanë sulmuar bashkëshorten e të dyshuarit tjetër.

Sipas Policisë, një i dyshuar ka takuar dy të tjerë duke ia sulmuar bashkëshorten, e cila kishte shkuar për vizitë në fshatin Janjevë, te vëllezërit e saj.

Me të vërejtur sulmin, bashkëshorti i saj, ka filluar rrahjen me dy të dyshuarit me ç’rast raportohet se është përdorur edhe një sprej.

Si pasojë e rrahjes tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, si dhe viktima. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat