Drejtoria e Burgjeve: Viktima në burgun e Shënkollit i dënuar me 10 vjet për tentativë vrasje

Kronikë e zezë

Drejtoria e Burgjeve: Viktima në burgun e Shënkollit i dënuar me 10 vjet për tentativë vrasje

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 19:33
ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e ka njoftuar se viktima, i cili humbi jetën në burgun e Shënkollit nga shpërthimi i një bombule gazi është një i dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Flamur Sula u gjet i asfiksuar në banjon e dhomës.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33  ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime  nga prokuroria  e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat