Krastë, gjendet i vetëvarur 22-vjeçari

Kronikë e zezë

Krastë, gjendet i vetëvarur 22-vjeçari

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 22:44
Vetëvrasje

Një i ri është gjetur i varur në pemë, gjatë mbrëmjes së sotme në oborrin e banesës ku jetonte, në fshatin Krastë.

22-vjeçari humbi jetën rreth orës 21.45, për shkak të vetëvarjes me litar në një pemë mani në oborrin e banesës së tij, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Ai u gjet nga vëllezërit e tij, të cilët e kanë dërguar në spital, por i riu ka mbërritur atje i vdekur, rreth orës 22:00. “Nga këqyrja e vendit te ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës litari me të cilin u vetëvar ky shtetas si dhe nga këqyrja e kufomës të kryer nga eksperti mjeko ligjor nuk u konstatua asnjë shenjë dhune, por u konfirmua vetëvarja e shtetasit E.Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvrasjes”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat