Aksident i rëndë në Suharek, lëndohen shtatë persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Suharek, lëndohen shtatë persona

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 13:36
Aksident

Në fshatin Duhel, Suharekë, mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia njofton se aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke e drejtuar veturën në mënyrë të pa kujdesshme dhe pa sigurt, hynë në tejkalim me ç ‘rast aksidentohet me veturën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar e që ishte duke qarkulluar në drejtimin e kundërt. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe gjashtë (6) pasagjer katër meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat