Dy aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Dy aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 19:52
Aksidenti

Dy aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë të Drenasit. Ende nuk dihet për të lënduar, ndërkohë raportohet për dëme materiale.

Aksidenti i parë është bërë në mes dy veturave me targa lokale, ndërsa po në të njëjtën rrugë, pas 100 metrave ka ndodhur aksidenti i tjetër, ku si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata të veturave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti i tha KosovaPress-it se ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me këto aksidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat