Hajdutit shqiptar i prishen pushimet, prangoset nga policia italiane

Kronikë e zezë

Hajdutit shqiptar i prishen pushimet, prangoset nga policia italiane

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 21:58
arrestime

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për vjedhje.

Shqiptari i arrestuar në Arezzo, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pjesë e një bande kriminale që merret me grabitje dhe shpërndarje droge, raportojnë mediat italiane.

Një vit më parë, shqiptari në bashkëpunim me të tjerë tentoi të vjedhë një argjendar të dalë në pension në Romë.

25-vjeçari po udhëtonte me makinë me miqtë drejt Toskanës për pushime kur u ndalua nga patrulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat