Dënohet me 10 vjet burgim babai që përdhunoi vajzën 12 vjeçare

Kronikë e zezë

Dënohet me 10 vjet burgim babai që përdhunoi vajzën 12 vjeçare

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim

Gjykata e Tiranës dënon babain e akuzuar për një rast rrëqethës abuzimi seksual brenda familjes me vajzën e tij të mitur.

I akuzuari Artur L. 42 vjeç, u dënua me 10 vjet burg pasi u deklarua fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.

Incesti u zbulua nga vajza e abuzuar në maj të 2015­ës, gati pesë vjet pasi kishte ndodhur në banesën e kësaj familjeje në zonën e Babrrusë në Tiranë, shkruan Panorama.

Shkak u bë fejesa e vajzës.

Pas marrëdhënies së parë intime me të fejuarin, ai i tha asaj se do ta prishnin raportin, pasi ajo nuk ishte e virgjër. Fillimisht, 17­vjeçarja K.L., është përpjekur t’i thotë atij që ishte dëmtuar gjatë mjekimit të një infeksioni, por kur nuk ka arritur ta bindë është “zbërthyer” duke rrëfyer historinë e abuzimit seksual nga babai i saj.

Ajo ka treguar se është abuzuar në moshën 12­vjeçare seksualisht nga babai i saj, por këtë fakt nuk ia ka treguar asnjërit. Gjatë kohës që kjo ka ndodhur, ajo ka shpjeguar se nuk e konceptonte si veprim. Por, sipas saj, duke u rritur, i vinte zor nga vetja dhe mundohej t’i shmangej babait, duke mos lejuar t’i afrohej.

Gjatë kësaj kohe, babi ka tentuar t’i afrohej dhe një herë tjetër, por ajo nuk e ka lejuar duke i thënë se “do të më lësh pa martuar”.

Babai i saj para fejesës i tha variantin e pompës, “se kur të jesh me të fejuarin e të bësh marrëdhënie, do të thuash se kam qenë e sëmurë dhe kam përdorur pompë vaginale”.

Këtë i ka thënë dhe të fejuarit, që rezultoi e gënjeshtërt dhe rezultoi me prishjen e fejesës. “I tregova nënës këtë gjë dhe iu duk shumë e pabesueshme.”

Në një moment kur po debatonin dhe vajza ishte në kuzhinë, ai i kishte shkuar atje dhe i kishte thënë se pse i kishte treguar të ëmës. Ajo shprehet se ai i ka kërcënuar se do t’i digjte të gjithë brenda, nëse ai muhabet dilte jashtë shtëpisë,” citohet dëshmia në vendimin e Gjykatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat