Shkup, 27 fatkeqësi komunikacioni për dy ditë, një i vdekur dhe 14 të lënduar

Kronikë e zezë

Shkup, 27 fatkeqësi komunikacioni për dy ditë, një i vdekur dhe 14 të lënduar

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 13:23
Ilustrim

Gjithsejt 27 fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup gjatë dy ditëve të kaluara, në të cilat një person e humbi jetën, katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 10 kanë kaluar me lëndime të lehta. Në 14 prej fatkeqësive është regjistruar dëm material.

Siç kumtoi MPB, gjatë dy ditëve të kaluara, nga ana e policisë rrugore, është zbuluar numër i madh i kundërvajtjeve, mes të cilave tre kalime në dritë të kuqe të semaforit, mospërdorim i rripit të sigurisë apo përdorimi i celularit, 15 këmbësorë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, ndërkaq janë hasur edhe 12 vozitës të cilët gjatë drejtimit të biçikletës me motor, motoçikletës nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.

Kurse me anë të karrotrecit janë larguar 43 vetura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat