Arrestohen katër persona për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për trafikim me njerëz

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 15:40
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka arrestuar katër të dyshuar për trafikim me njerëz me qëllim shfrytëzimin seksual të viktimave.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar një operacion policor, bazuar në informata dhe prova të siguruara nga hetuesit policorë nga kjo drejtori dhe ka arritur të arrestojë katër persona të nacionalitetit serb dhe boshnjak, me inicialet F. R, O.K, M.Z dhe K.B.

Operacioni policor, është kryer në rajonin e Mitrovicës ku po ashtu është identifikuar edhe një viktimë.

Dy të dyshuarit e parë, me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë. Kurse i dyshuari i tretë dhe i katërt janë arrestuar për veprën penale: ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me vendim të tij, dy të dyshuarit e parë ndalohen për 48 orë ndërsa të dyshuarit  e tjerë,janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat