E dehur në timon, përplaset 32-vjeçarja në Durrës

Kronikë e zezë

E dehur në timon, përplaset 32-vjeçarja në Durrës

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 20:04
Ilustrim

Një 32-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi e dehur, u përplas me makinë me trafikndarësen.

Ina Gjonçi, banuese në Durrës, po udhëtonte me automjetin "Opel" me targa AA 155 EU, kur humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen dhe doli jashtë rruge, në lagjen rr.1 të qytetit bregdetar.

Për pasojë e aksidentuar ka mbetur vetë Gjonçi, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjatë kryerjes së testit të alkoolit, ajo rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat