Aksidentohet aktorja e humorit, përplas 3 makina në gjendje të dehur

Kronikë e zezë

Aksidentohet aktorja e humorit, përplas 3 makina në gjendje të dehur

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 17:55
Ina Gjonçi

Shoferja që u aksidentua pasditen e sotme në Currila, nuk është një personazh i panjohur për publikun shqiptar. Mësohet se, aktorja 32-vjeçare Ina Gjonçi, e cila është pjesë e trupës së aktorëve të spektaklit të humorit, ishte në gjendje të dehur, kur ndodhi aksidenti.

32-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin e saj tip ‘Opel’ me targa AA 155 EU kur është përplasur me trafikndarësen në Currila dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur edhe me 3 mjete që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00 dhe dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta, pasi dhe dy prej automjeteve të përfshira në këtë aksident, janë makina luksoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat