Thumanë, përleshje për shtëpitë

Kronikë e zezë

Thumanë, përleshje për shtëpitë

Më: 16 prill 2010 Në ora: 20:00

Shkatërrimi i disa banesave në token e të cilave do të kaloje autostrada Thumane-Milot, pjese e rrugës Durrës-Kukës ka degjeneruar në përleshje mes banoreve dhe forcave të policisë që mbështesnin Inspektoriatin Ndërtimor.(UPDATE)

Pronarët e ndërtesave nuk janë dakort me dëmshpërblimet dhe e kanë dërguar cështjen në gjykate, por ata janë përballur me forcat e policisë që i hapën rrugën fadromave të Inspektoriatit të Ndërtimit.

Gjergj Bojaxhi, drejtori i sapo emeruar në krye të Inspektoriatit Kombëtar të ndërtimit ka drejtuar vetë aksionin për prishjen e banesave që pengonin ndërtimin e rrugës.

Gjate aksionit janë shkatërruar 7 ndërtesa, një pjesë e të cilave kishin ende brenda tyre orendite shtepiake. Pronarët e tyre shpresonin të pengonin shkatërrimin por pas konfliktimit me policinë disa prej tyre janë shoqëruar nga ana e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat