Treni godet veturën në Drenas, gjashtë të lënduar

Kronikë e zezë

Treni godet veturën në Drenas, gjashtë të lënduar

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:23
Pamje nga aksidenti

Gjashtë persona janë lënduar, përfshirë këtu edhe dy fëmijë, pasi një veturë është goditur nga treni në afërsi të Drenasit.

Ekonomia Online raporton se aksidenti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Vetura “Opel Insignia”, me targa të huaja, është goditur nga treni që po udhëtonte nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës.

Në momentin e aksidentit, në veturë kanë qenë gjashtë persona: shoferi i veturës, tri femra pasagjere dhe dy fëmijë.

Nuk jepen detaje për gjendjen e të lënduarve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat