Vrasje në tentativë në Komoran, 4 të arrestuar

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Komoran, 4 të arrestuar

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 15:32
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në Komoran dy ditë më parë. Policia thotë se në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 5.5 mm.  

Dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat