Si në filma horror: E rrahin të pastrehin deri në vdekje para se ta djegin

Kronikë e zezë

Si në filma horror: E rrahin të pastrehin deri në vdekje para se ta djegin

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 00:08
4 persona janë dënuar në Britani të Madhe pasi që kishin rrahur një të pastrehë

4 persona janë dënuar në Britani të Madhe pasi që kishin rrahur një të pastrehë, të cilin më pas e dogjën të gjallë.

Ngjarja tmerruese ka ndodhur në janar të këtij viti në Manchester, kurse sot Gjykata ka marrë vendim për të akuzuarit.

Adam Acton dhe Luke Benson, të dy 25 vjeçarë, iu drejtuan viktimës Daniel Smith, 23 vjeç, me çekiç, shkop dhe mbajtëse fshese e cila mendohet se u përdor me forcë aq të madhe sa u nda në dysh.

Bashkë me Adam e Luke ishte Amanda Briggs, 28 vjeç, e dashura e Adam dhe Connor Caine, 17 vjeç.

Briggs, në vend se të parandalonte krimin, kishte vendosur kufje në vesh që të mos dëgjonte britmat e Smith.

Adam e Luke janë shpallur fajtorë për krimin dhe janë dënuar me 22 respektivisht 21 vite burgim.

Amanda Briggs u dënua me 1 vit për shkak se nuk bashkëpunoi me drejtësinë në lidhje me rastin, duke i ndihmuar autorëve në fshehje dhe duke mos raportuar rastin në polici, kurse 17 vjeçari u dënua me 18 muaj për të njëjtin krim.

Smith u godit e shqelmua në një sulm që zgjati hiç më pak se dy orë.

Dy të dënuarit, Adam e Luke, pas sulmit e hodhën atë në tenda të improvizuara për të pastrehët para se të mburreshin për aktin e kryer.

Pas kësaj, ata blenë benzinë e çakmak dhe kur u kthyen për ta djegur viktimën, e gjetën të vdekur.

Ata pastaj menduan që ta digjinin vendin duke shpresuar se do të humbisnin gjurmët e krimit që kanë bërë, por nuk ndodhi ashtu – zjarrëfikësit u shfaqën në vendin e ngjarjes dhe gjetën viktimën e djegur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat