Rrahje në një diskotekë në Gjilan, pesë të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në një diskotekë në Gjilan, pesë të arrestuar

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 10:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje në një diskotekë janë përleshur ndërmjet vete.

Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri i dyshuar është liruar”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat