Arrestohet në Lezhë 20-vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohet në Lezhë 20-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 20:53
Prangat

Policia e Lezhës ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga të bluve të Lezhës ka rënë Arjan Leti, 20 vjeç banues në Mirditë.

Sipas policisë ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 26.06.2016 për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje armëve të ftohta”  pasi dyshohet që po në këtë datë, pas një konflikti të çastit ka goditur  me armë të ftohtë ( thikë) shtetasin E.D.

Materialet do referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat