Bulqizë: Shkolla fillore përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Bulqizë: Shkolla fillore përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 18:45
Djegia e Shkollës

Shkolla fillore e fshatit Lladomoricë, në Bulqizë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri ka nisur fillimisht në pjesën e çatisë një-katëshe të shkollës fillore të fshatit, por më vonë është përhapur në gjithë godinën.

Mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale të shkollës dhe s’ka asnjë të lënduar pasi në shkollë nuk kishte njeri në momentin e rënies së zjarrit.

Grupi hetimor paraprakisht dyshon se shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike.

Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat