Aksident i rëndë në Berat, plagosen 3 persona, situatë kritike për jetën e një prej të aksidentuarve

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Berat, plagosen 3 persona, situatë kritike për jetën e një prej të aksidentuarve

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 14:49
Foto nga vendi ngjarjes

Dy automjete janë përplasur sot në Uznovë të Beratit. Burimet zyrtare thanë se BMË- ja me targë Tr3454B është aksidentuar me një Volswagen “Caddy” .

Si pasoje 3 persona janë plagosur, ku një prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e të dëmtuarve nga makina tip Volswagen pas bllokimit të dyerve.

Autoambulanca i ka transportuar të plagosurit drejt spitalit të Beratit. Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al ka mbërritur dhe një video nga vendngjarja. 

Policia e Beratit sqaron se “u aksidentan dy automjete, konkretisht automjeti me targa TR 3454 B me drejtues shtetasin K.S, 29 vjeç, dhe automjeti me targa AA 056 BO me drejtues shtetasin E.Ç, 20 vjeç.

Dyshohet se si pasoj e këtij aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasia J.Y, 27 vjeçe, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjëkësore në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat