Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Valmir Barmeta, 28 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij A.B.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të dy fëmijëve të tyre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime te mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.